Në qytetin e Pukës u zhvillua workshopi “Policimi në Komunitet- Zgjidhja e Konflikteve në Mënyrë Paqësore nga People in Focus Albania në bashkëpunim me Levizja Rinore Puke në kuadër të projektit “Angazhimi qytetar Pukë në përmirësimin e bashkëveprimit Polici – Komunitet”. Workshopi me të rinjtë e qytetit të Pukës si dhe vizita në ambientet e Komisariatit të Policisë Pukë kishin për qëllim njohjen e të rinjve me konceptin e policimit në komunitet dhe forcimin e marrëdhënies së të rinjve me strukturat e policisë. Ky projekt mbështetet nga Swedish Program: “Strengthening Community Policing in Albania” – SCPA.