Implementuar nga: Younet Aps nga Italia

People in Focus nga Shqipëria

Udruzenje Menssana nga Bosnje dhe Hercegovina

Istanbul Aile, Calisma ve Sosyal Hizmetler Il Mudurlugu nga Turqia

Vendi i Zbatimit: Itali, Bosnje dhe Hercegovinë, Turqi dhe Shqipëri

Kohëzgjatja: Dhjetor 2022 – Nëntor 2024

Objektivat:

  • Rritja e ndërgjegjësimit mbi fenomenin e Hikikomorit (izolimi social) tek të rinjtë, familjet, organizatat për të rinjtë, shkollat ​​dhe institucionet, shkaqet dhe dinamikat e mundshme;
  • Trajnimi i punonjësve rinorë, edukatorëve dhe mësuesve për të punuar në parandalimin dhe identifikimin e shenjave të izolimit social, duke transmetuar njohuri, teknika dhe materiale për aktivitetet lokale;
  • Krijimi i një rrjeti në nivel lokal dhe ndërkombëtar për të nxitur njohjen e fenomenit Hikikomorit dhe integrimin në prioritetet lokale dhe kombëtare;
  • Kontributi në zbatimin e Strategjisë Rinore të BE-së dhe objektivave të BE-së për Rininë në nivel internacional;

Rezultatet e pritshme:

  • Rritja e njohurive mbi temën e Hikikomorit, veçanërisht në parandalimin dhe njohjen e shenjave të para të izolimit social midis komunitetit arsimor, të rinjve dhe komuniteteve lokale
  • Përvetësimi i metodave dhe teknikave të reja joformale, për t’iu përshtatur të rinjve me nevoja të ndryshme,
  • Rritja e reagimit dhe gjithëpërfshirjes së shkollës dhe sistemit të arsimit formal ndaj izolimit social dhe nevojave të të rinjve,
  • Metoda, materiale dhe mjete të reja joformale për t’iu afruar të rinjve dhe për të përmirësuar cilësinë e aktiviteteve lokale

 

Grupet e Synuara:

  • Edukatorët
  • Mësuesit
  • Punonnjësit rinorë
  • Përfaqësuesit e organizatave
  • Nxënësit e shkollave 9-vjeçare dhe gjimnazeve

 

Ky projekt mbështetet nga programi Erasmus +, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *