Më 26 – 27 shtator u zhvillua workshop-i i tretë ndërkombëtar në kuadër të projektit “Beyond the Doorstep” fokusuar tek fenomeni Hikikomori dhe izolimi social veçanërisht tek të rinjtë.
Pjesëmarrësit nga Shqipëria, Turqia, Italia dhe Bosnja dhe Hercegovina diskutuan mbi shkaqet që nxisin këtë fenomen dhe qasjen e shoqërisë ndaj individëve të prekur nga Hikikomori.
Gjithashtu, nën kryetari i Bashkisë së Kantonit të Sarajevës priti pjesëmarrësit në ambientet e bashkisë dhe shprehu interesin për këtë projekt dhe rëndësinë e ndërgjegjësimit për të tilla probleme të shoqërisë sonë.
Ne falenderojmë partnerët tanë nga Bosnja, Udruženje Menssana për zhvillimin e aktivitetit.
https://beyondthedoorstep.weebly.com
Ky projekt është i financuar nga Bashkimi Europian në kuadër të programit Erasmus+ Në bashkëpunim me YouNet , Udruženje Menssana, People in Focus, IFFSIstanbul