Implementuar nga : People in Focus
Vendi i zbatimit :Shkolla fillore Kus, Njësia Administrative Kashar
Qëllimi i përgjithshëm:
Projekti synon shfrytëzimin e potencialit energjitik diellor në Shqipëri në mënyrë ekonomike dhe miqësore me ambientin.
Përshkrimi:
Prodhimi i paneleve është realizuar me mbështetjen e veçantë te Drejtorisë Rajonale të Formimit Profesional Publik nr.4 në Tiranë, duke përfshirë të rinj nga shtresa në nevojë që zhvillojnë kursin e paneleve diellore pranë kësaj drejtorie.
Subjekti përfitues i këtij projekti eshte shkolla 9-vjeçare Kus në fshatin Kus, njësia administrative Kashar.
Panelet janë prodhuar duke përdorur material të riciklueshme si kanaçet e aluminit. Grumbullimi i kanaçeve është realizuar me bashkëpunimin vullnetar të subjekteve tregtare, duke mundësuar në mënyrë indirekte edhe ndërgjegjësimin e stafit dhe klientëve për riciklimin e materialeve të përdorura.
Prodhimi i paneleve diellore në këtë mënyrë ka si qëllim uljen e kostove të prodhimit, duke i bërë ato më të aksesueshëm edhe nga subjekte/individë që nuk mund t’i përballojnë çmimet e tregut.
Panelet do të përmirësojnë kushtet e kryerjes së proçesit mësimor në periudhën e dimrit për nxënësit e Shkollës 9-vjeçare Kus, duke krijuar gjithashtu një vlerë të shtuar edhe për vetë institucionin arsimor.
Projekti synon të rrisë shfrytëzimin e burimeve alternative por edhe t’u mundësojë përdoruesve të këtyre paneleve efiçencë të lartë të produktit me kosto të ulët.
Rezultatet e pritshme
- Përmirësimi i kushteve fizike të kryerjes së proçesit mësimor në periudhën e dimrit për nxënësit, duke krijuar gjithashtu një vlerë të shtuar dhe për institucionin arsimor
- Edukim i nxënësve dhe komunitetit lidhur me energjinë diellore dhe riciklimin
- Ndërgjegjësim i qytetarëve për ruajtjen e mjedisit