Raporti i titulluar “Çfarë po ndodh në shkollën tonë?!” është një analizë mbi të drejtat e fëmijëve, diskriminimin dhe bullizmin në disa shkolla të Shqipërisë, veçanërisht Elbasan dhe Devoll . Raporti përfshin gjetje nga takime me nxënës, prindër dhe staf arsimor, duke trajtuar problematika si paragjykimi, diskriminimi dhe bullizmi, si dhe duke ofruar rekomandime për përmirësime të mëtejshme. Klikoni butonin për të mësuar më shumë!
Ky botim u realizua nga People in Focus si organizatë partnere në zbatimin e projektit “Forcimi i Edukimit për Qytetari Demokratike”, i cili zbatohet nga Këshilli i Evropës dhe financohet nga Agjencia Suedeze
për bashkëpunim dhe Zhvillim Ndërkombëtar (Sida).