Implementuar nga: People in Focus
Partner Lokal: Shoqata “LUSHNJA”
Vendi i zbatimit: Bashkia Lushnje
Objektivi i përgjithshëm:
Forcimi i rolit advokues dhe rojtar (watchdog) të qytetarëve për përmirësimin e ofrimit të shërbimeve publike, në bashkinë Lushnje.
Objektivi specifik:
Qëllimi kryesor i këtij projekti është përmirësimi i ofrimit të shërbimeve publike nëpërmjet forcimit të rolit advokues dhe rojtar(watchdog) të shoqërisë civile, veçanërisht në monitorim dhe vlerësim. Synohet krijimi i një mjedisi transparent dhe përmirësimi i llogaridhënies, duke ndikuar në uljen e korrupsionit dhe përmirësimin e ofrimit të shëbimeve publike.
Rezulatet e pritshme:
- Rritja e ndërgjegjësimit dhe advokimi qytetar për shërbime publike më të mira.
- Krijimi i një mjedisi transparent dhe llogaridhënës ndaj qytetarëve.
- Përmirësimin i ofrimit të shërbimeve publike dhe Reduktimi i kostove të shërbimeve për qytetarët.
Grupet e synuara :
Komuniteti lokal (nga projekti do përfitojnë të gjithë qytetarët e Lushnjes), grupet e marzhinalizuara, personat me aftësi të kufizuara, të varfërit, rezidentët rural, gratë, të rinjtë, etj. Grupi më i rëndësishëm janë të rinjtë ; drejtuesit dhe zyrtarët e Bashkisë Lushnje.
Aktivitetet kryesore :
- Trajnime mbi qytetarinë aktive , advokim dhe lobim.
- Analiza e shërbimve të ofruara nga bashkia Lushnje.
- Matja e perceptimit qytetar mbi cilësinë e ofrimit të shërbimeve etj.
Ky projekt implementohet nga organizata People in Focus dhe mbështetet financiarisht nga Zyra e Marrëdhënieve me Publikun e Ambasadës së SH.B.A.-së në Tiranë.