Broshurë – projekti EPIC

Projekti EPIC njeh rëndësinë e Qytetarisë Aktive në nxitjen e ndryshimeve shoqërore dhe adresimin e sfidave sociale. Nëpërmjet projektit, punonjësit rinorë dhe të rinjtë në Ballkanin Perëndimor do të fuqizohen duke  identifikuar çështje shoqërore dhe të zhvillojnë idetë e tyre për ndërmarrjet sociale. EPIC ka për qëllim të bashkojë parimet e qytetarisë aktive dhe ndërmarrjeve sociale për të drejtuar dhe mbështetur të rinjtë në transformimin e ideve të tyre në biznese të suksesshme, duke krijuar kështu mundësi kuptimplota punësimi dhe duke adresuar sfida shoqërore. EPIC është një projekt bashkëpunimi midis Qipros, Greqisë, Shqipërisë, Kosovës dhe Bosnje Hercegovinës. 

Ky projekt është i bashkëfinancuar nga Bashkimi Europian . Në bashkëpunim me CARDET 🇨🇾 KMOP 🇬🇷, INNOVADE 🇨🇾, Sarajevo Meeting of Cultures 🇧🇦 dhe Peer Educators 🇽🇰.

🔗 Për më shumë info : https://epic-project.eu/ 🔗

Skip to content