Po vihet re se njohuritë mbi Gazetarinë Qytetare janë thelbësore në ditët e sotme. Për këtë arsye, 20 të rinj u mblodhën në Kolegjin Universitar Beder për të diskutuar se si të jenë gazetarë qytetarë të përgjegjshëm.
Dizinformimi, lajmet e rreme, verifikimi I fakteve ishin disa nga konceptet e paraqitura në sesionin informues në kuadër të projektit Erasmus Plus “Jour-You”. Gjithashtu u prezantua udhëzuesi për gazetarinë qytetare për të rinjtë dhe kursi online mbi gazetarinë qytetare që tërhoqi vëmendjen e pjesëmarrësve.
Për më tepër, mesazhe domethënëse u dhanë nga @Oriada Dajko, fituesja e konkursit të Gazetarisë Qytetare, e cila zbuloi angazhimin e saj në komunitet.
Na Ndiqni www.jour-you.eu për të zbuluar aktivitetet e ardhshme të projektit tonë.
JOUR-YOU : Akademia e Gazetarisë Qytetare për të Rinjtë është një projekt që financohet nga Bashkimi Europian ne kuadrin e Programit Erasmus+.