Takim B2B në Tiranë,Shqipëri – Projekti FRea

📍 Tiranë, Shqipëri
Më 24 janar, në kuadër të Projektit FRea, u mblodhën së bashku ekspertë dhe profesionist në fushën e turizmit nga Shqipëria, Italia dhe Mali i Zi !

Diskutuam mbi mënyrën se si mjetet dixhitale po riformësojnë industrinë e mikpritjes dhe pse dixhitalizimi është thelbësor për të përmirësuar përvojën e mysafirëve. 🌍📱
Gjatë diskutimeve tek tryeza e rrumbullakët, pjesëmarrësit eksploruan trendet e reja të Workation, sfidat dhe mundësitë në një kohë me zhvillim të shpejtë.
Ky event i dha shansin pjesëmarrësve për rrjetëzim , duke çuar në bashkëpunime të reja dhe nënshkrimin e një Memorandumi Mirëkuptimi për të nxitur inovacionin e ardhshëm në turizëm. 🌟


Ky projekt po zbatohet në kuadër të Interreg IPA South Adriatic (Itali-Shqipëri-Mali i Zi) që është bashkëthemeluar nga Bashkimi Europian.
@interregipasouthadriatic

Skip to content