
📣 Në kuadër të projektit #PIVOT, të rinjtë nga Shqipëria, Franca, Italia dhe Spanja bashkëkrijuan një Matricë Vlerësimi me 4 kritere kyçe për të analizuar programet e kandidatëve politikë në vendet e tyre.
🗳️ Kjo Matricë është testuar në këto vende evropiane, përfshirë edhe Shqipërinë, gjatë Zgjedhjeve Evropiane 2024 dhe Zgjedhjeve Parlamentare në Shqipëri 2025, për të parë sa mirë trajtohen temat me rëndësi për të rinjtë.
📘 Për ta bërë këtë mjet sa më të lehtë për t’u përdorur, kemi krijuar Udhëzuesin e Përdoruesit. Brenda këtij udhëzuesi ju do të gjeni sesi kemi arritur në kriteret dhe propozimet përfundimtare, veçantinë e kësaj Matrice dhe si mund të shërbejë në procese te ndryshme elektorale.
Kliko më poshtë dhe lexo Udhëzuesin e Përdoruesit në shqip ose anglisht.
Ky projekt është i financuar nga Bashkimi Europian në kuadër të programit Erasmus+ sëbashku me partnerët tanë Femmes Entraide & Autonomie – FEA Francë, CESIE ETS Itali dhe Save a Girl Save a Generation ONGD Spanjë