Thirrje për Punësim me kohë të pjesshme pranë People in Focus – Specialist/e Finance

People in Focus fton kandidatët e interesuar të aplikojnë në pozicionin Specialist/e finance (me kohë të pjeshme), me përvojë në projekte të financuara nga Bashkimi Europian.

Kriteret për Kualifikim:

  1. Arsimimi:
    • Diplomë e Nivelit të Lartë (Master)  në Ekonomi, Financë, Menaxhim ose fusha të ngjashme. 
  2. Eksperienca Profesionale:
    • Të paktën 2-3 vjet përvojë në menaxhimin e financave dhe/ose mbikëqyrjen e projekteve financuara nga BE.
    • Njohuri të thelluara mbi procedurat e financimit për projektet e financuara nga BE.
    • Aftësi të dëshmuara/referenca për përgatitjen e raporteve financiare dhe analizave, si dhe për të siguruar përputhshmërinë me standardet dhe kërkesat e BE-së.
  3. Aftësi të tjera:
    • Aftësi të shkëlqyera analitike dhe organizative.
    • Aftësi të shkëlqyera në komunikim, si me shkrim ashtu edhe me gojë.
    • Njohuri të programeve dhe aplikacioneve financiare (p.sh. Excel, Financa QuickBooks, Software të menaxhimit të projekteve).
    • Gjuha angleze në nivele të avancuara.
  4. Përgjegjësitë:
    • Asistim në menaxhimin e buxhetit dhe të fondeve për projektet financuara nga BE.
    • Përgatitja e raporteve financiare dhe monitorimi i përputhshmërisë me kërkesat e donatorëve.
    • Koordinimi i aktiviteteve të menaxhimit të projektit me stafin dhe partnerë të tjerë.
    • Analizimi dhe raportimi mbi zhvillimin e projektit si dhe alokimin e fondeve.
    • Sigurimi i implementimit të proceseve financiare dhe monitorimi i shpenzimeve.

Vendodhja: Tiranë

Aplikimi: Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë CV-në e tyre, së bashku me një letër motivimi dhe dokumentet mbështetëse, deri më datën 12 Shkurt 2025 , në adresën e email info@peopleinfocus.org 

Skip to content