Implementuar nga:

People in Focus nga Shqipëria

Let’s Do It, Peja! Nga Kosova

INNOVA Lab nga Maqedonia e Veriut

Connecting nga Serbia

Vendi i Zbatimit: Tirana, Bitola, Peja dhe Pancevo

Kohëzgjatja: Mars – Tetor 2021

Objektivat:

– Të nxisë bashkëpunimin dhe shkëmbimin e informacionit si dhe të fuqizojë të rinjtë në fushën e turizmit në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

-Rritja e kapaciteteve të OJF-ve mbi edukimin jo-formal dhe shkëmbimin e të rinjve vulnerabël në fushën e turizmit.

Rezultatet e Pritshme:

– Të rritet bashkëpunimi, shkëmbimi dhe aktivizimi i të rinjve në Ballkanin Perëndimor

– Të ndikojë në ndryshimin e sjelljes së të rinjve dhe të nxisë bashkëveprimin ndërmjet tyre për të forcuar lidhjet e Ballkanit Perëndimor përmes turizmit kulturor, historik dhe rural.

– Promovimi i turizmit lokal

– Rritja e kapaciteteve të OJF-ve për të zhvilluar aktivitete jo-formale për të rinjtë të kategorive të ndryshme me fokus turizmin

Grupet e Synuara:

– Të rinjtë nga 18-30 vjeç nga Shqipëria, Serbia, Maqedonia e Veriut dhe Kosova

-Të rinjtë që nuk kanë marrë pjesë në shkëmbime rinore

-Të rinjtë që angazhohen në shoqërinë civile

– Të rinjtë jo në punësim,arsim ose trajnim

-Të rinjtë nga zonat rurale

-Të rinjtë në vështirësi ekonomike

People in Focus dhe partnerët e tij mbështeten nga RYCO në kuadër të thirrjes së 4-të të hapur për project-propozime të bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *